Ish-presidenti shqiptar përsëritë: Kosova është krahinë e Shqipërisë

Ish-presidenti shqiptar përsëritë: Kosova është krahinë e Shqipërisë

Aktuale March 27, 2019 - 12:53
Lajmet e fundit nga vendi!

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu nuk e ka ndërruar qëndrimin e tij se Kosova është krahinë e Shqipërisë, transmeton Gazeta Metro.

Moisiu për TVSH ka thënë se akoma mendon se Kosova është krahinë e Kosovës siç është Myzeqeja dhe siç është Labëria.

“Kam thënë atë që ka qenë, atë që është, kam thënë realitetin. E kam thënë në Prishtinë në një aktivitet dhe kam thënë: siç është Myzeqeja siç është Labëria ashtu është dhe Kosova. Sepse kështu është. Flas për Shqipërinë që ka qenë si një territor i banuar nga shqiptarët. Seç ndodhi më vonë, me zhvillimet historike dhe këtu Evropa na ka një borxh të madh, duke nisur që nga Kongresi Berlinit…”, ka thënë Moisiu, pasi gazetari ia ka kujtuar deklaratën që kishte ngjallur reagime.

Ai gjithashtu tha se Evropa u ka borxh shqiptarëve për shkak të padrejtësive që ua kishte bërë gjatë historisë.

“Na ka borxh. Më 1913 ministri i jashtëm i Anglisë në kongresin e ambasadorëve, kur u mbyll kjo punë, pasi raportoi në dhomën e komuneve tha: ‘zotërinj ne bëmë një gjë të mirë. Vërtet mund të na kritikojnë. Shqipërisë i kemi hyrë në hak, por rëndësi ka, jo ajo çfarë i bëmë Shqipërisë, por ajo që ne arritëm të evitojmë përplasjen mes aleatëve të mëdhenj të Evropës’”, tha Moisiu

Ju kujtojmë se ish presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, në shënim të 5 Majit, Ditës së Dëshmorëve në 2011, në Skenderaj, kishte thënë se Kosova është krahinë e Shqipërisë.

“Kështu ka qenë, nuk është se po e shpik unë. Ky është një realitet. Nuk duhet të kemi frikë dhe nuk duhet të druhemi që ta themi, sepse kjo është një e vërtetë historike” kishte thënë ai në deklaratën e tij të parë.

Deklara e tij pat shkaktuar shumë reagime.