Jashari: 24 marsi është kujtim për UÇK-në dhe NATO-në
Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, ka thënë se 24 Marsi është kujtim për vendosshmërinë e UÇK-së dhe fillimin e sulmeve Ajrore ndaj Serbisë.
Ai ka thënë se është falënderues ndaj SHBA-së dhe shteteve aleate të NATO-s, në 20-vjetorin e fillimit të bombardimeve mbi caqet serbe.
LEXO EDHE: Haradinaj: Epopeja e Dukagjinit dhe 24 marsi bënë kthesë historike te populli shqiptar
Ky është postimi i plotë:
24 Marsi, kujtim për vendosshmërinë e UÇK-së dhe fillimin e sulmeve Ajrore ndaj Serbisë
Me nderime e mirënjohje të thellë kujtojmë të gjithë dëshmorët në 21-vjetorin e Betejës së Dukagjinit.
Falënderues ndaj SHBA-së dhe shteteve aleate të NATO-s, në 20-vjetorin e fillimit të bombardimeve mbi caqet serbe.
Lavdi e përjetshme për të gjithë dëshmorët e Dukagjinit!
I përjetshëm qoftë kujtimi për ta!