Jashari kërkon që shqiptarët të jenë të bashkuar çdo ditë, jo vetëm në përvjetorë

Jashari kërkon që shqiptarët të jenë të bashkuar çdo ditë, jo vetëm në përvjetorë

Aktuale mars 24, 2019 - 13:05
Lexo Detajet

Vëllai i komandantit legjendar Adem Jashari, Rifati, ka kërkuar bashkim të të gjithëve, në çdo ditë dhe jo vetëm kur ka përvjetorë, raporton Ekonomia Online.

Në 21-vjetorin e “Epopesë së Dukagjinit”, Jashari tha se në ditët më të vështira, luftëtarët morën guximin që t’ia kthejnë armët armikut.

“Në ditët më të vështira morrrën guximin që t’ia kthejnë armët ushtrisë serbo sllave. Falë luftës tyre jemi këtu ku jemi. Iu lutem të gjithëve që jo vetëm në përvjetorë por gjithmonë të rrimë bashkë kështu si sot”, tha Jashari.