Jamie Shea: Intervenimi i NATO-s kundër Jugosllavisë ishte i domosdoshëm
Foto: Laura Hasani

Jamie Shea: Intervenimi i NATO-s kundër Jugosllavisë ishte i domosdoshëm

Aktuale March 22, 2019 - 14:24
Lajmet e fundit nga vendi!

Në një intervistë për BBC me rastin e 20 vjetorit të bombardimeve të ish Jugosllavisë, zyrtari shumëvjeçar i NATO-s ka thënë se intervenimi në vitin 1999 ka qenë i arsyeshëm.

Siç pretendon BBC, Shea është i urryer në Beograd sepse i është atribuuar autorësia për termin “dëme kolaterale” për viktimat civile të bombave të NATO-s, ndërsa në Prishtinë, ku shkon kohë pas kohe, e presin si hero.

“Ndoshta unë do të doja që ky raport të jetë më i balancuar, por ju nuk mund ta kontrolloni, vetëm mund të punoni punën e juaj në mënyrën më të mirë”, ka thënë Shea.

Ai e ka komentuar edhe përdorimin e termit “dëme kolaterale”, për pësimin e civilëve.

“Ky konstruktim vërtet e pasqyron një distancë prej realitetit për njerëzit të cilët kanë vuajtur. Ndoshta ishte dashuri të jemi më të kujdesshëm në përdorimin e terminologjisë ushtarake, e cila keqkuptohet në opinionin e gjerë”, ka thënë Shea.

Megjithatë ai pretendon se intervenimi i NATO-s në Jugosllavi ka qenë i pashmangshëm dhe i arsyeshëm.

“Në një situatë të spastrimit etnik, NATO ka bërë punën e duhur që në Kosovë të mos përsëritet skenari i Bosnjës”. Ai ka thënë se për arsyet e përgjithshme  të fushatës, edhe pas 20 vjetëve është njëjtë i bindur për nevojën e intervenimit siç ishte i bindur edhe atëherë. /Insajderi