Hamza: Qeveria do të respektojë vendimin që do ta marrë kuvendi për mbylljen e kazinove

Hamza: Qeveria do të respektojë vendimin që do ta marrë kuvendi për mbylljen e kazinove

Aktuale March 22, 2019 - 12:23
Lajmet e fundit nga vendi!

Ministri i Financave, Bedri Hamza, në fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës tha se debati për mbylljen e kazinove është temë shumë e rëndësishme sidomos me ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në Suharekë e Lipjan. Ai tha se sa i përket kësaj veprimtarie është hartua një Konceptdokument në qeveri porse janë të gatshëm që ashtu si vendosë Kuvendi të veprojë Qeveria, raporton “Zëri.info”.

Ai tha se qeveria do të përkrahë çdo lloj të opsioneve për të cilat përcaktohet Kuvendi.

“Nëse kuvendi vendos ta hartojnë në dokument për këto lojëra me direktivave të Be-se ne pajtohemi, nëse thotë që të lejohet hapja e tyre jashtë vendbanimeve ne pajtohemi, nëse kuvendi vendos mbylljen e tyre me ligj ne pajtohemi”, ka thënë Hamza/Zëri