Haradinaj i arsyeton punësimet e njerëzve të afërt me AAK-në në Telekom

Haradinaj i arsyeton punësimet e njerëzve të afërt me AAK-në në Telekom

Aktuale March 19, 2019 - 15:35
Lajmet e fundit nga vendi!

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për punësimet e njerëzve të afërt me AAK-në nëpër ndërmarrjet publike, raporton zeri.info

Gjersa ka folur për punësimet e njerëzve të afërt me AAK-në ne Telekom, Haradinaj ka thënë se posta ua ka hapur dyert atyre dhe se ata kanë shkuar në Telekom prej “zorit”.

“Ata kanë kërkuar punë në postë, posta ua ka hapur derën. Ata prej zorit shkojnë të kërkojnë një vend pune”, ka deklaruar ai.

Shefi i ekzekutivit më tej, ka thënë se njerëzit e AAK-së janë më të diskriminuarit. Megjithëkëtë, është shprehur i vendosur se nuk do të këtë abuzime sa iu përket punësimeve./Zeri