Thaçi: Serbia i urren shqiptarët e Preshevës

Thaçi: Serbia i urren shqiptarët e Preshevës

Aktuale March 14, 2019 - 22:22
Lajmet e fundit nga vendi!

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka thënë se Serbia i urren shqiptarët e Preshevës

Por, është vetë Thaçi ai që thotë se nuk do të ndalet derisa ta bashkojë Luginën e Preshevës me Kosovën.

Madje sipas tij, më e lehtë është kjo punë se sa që ka qenë liria dhe pavarësia e Kosovës.

“Serbia i urren shqiptarët e Luginës së Preshevës. Shteti serb e do vetëm territorin e atij vendi. Përndryshe njerëzit atje i sheh vetëm si ngarkesë,” ka thënë Thaçi sonte në Zona e Debatit.

Thaçi gjithashtu tha se Serbisë as që i bëhet vonë për shqiptarët e Luginës.

“Ata janë komuniteti me i diskriminuar në kuptimin më klasik në gjithë rajonin e Evropës. Serbisë as që i bëhet vone për shqiptarët e Luginës ndërkohë qe serbët në Kosovë gëzojnë të drejtat e barabarta si gjithë qytetarët tjerë,” shtoi Presidenti i Kosovës.