Mosbashkëpunimi Qeveri-Kuvend pengesë e zbatimit të ERA-s
Foto: Laura Hasani

Mosbashkëpunimi Qeveri-Kuvend pengesë e zbatimit të ERA-s

Aktuale March 14, 2019 - 11:35
Lexo tjera detaje

Sot në një tryezë diskutimi u debatua Ministren e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, Shefen e Zyrës së BE-sëu debatua për Ka për qëllim te prezantojë ecurinë e Zbatimi i Agjendës për Reforma Evropiane dhe pritshmëritë për ERA 2.

Në këtë panel morën pjesë, Ministren e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, Shefen e Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova dhe Ambasadorja e Holandës, Gerrie Ëilliems, raporton Zëri.info.

Ministrja Hoxha në fjalën e saj tha se Zbatimi i Agjendës Evropiane ka pasur vështirësi por që ministria që ajo drejton është munduar ta qojë përpara këtë proces.

“Ministria e Integrimeve ka mbikqyrur zbatimin e ERA-s vazhdimisht dhe ka pasur edhe sfida edhe vështirësi. Niveli i zbatimit të ERA-s ka qenë i varur nga dinamikat që kemi kaluar. Jo gjithmonë ka pasur ritmin e duhur fatkeqsisht, por megjithatë Ministria është munduar që këtë proces ta qojë përpara”, ka thënë Hoxha.

Hulumtuesja nga Grupi Për Studime Politike dhe Juridike, Njomza Mjeku, në raportin e saj ka vërjetur që në mos zbatimin e duhur të ERA-s ka ndikuar edhe mos bashkëpunimi me Qeverisë dhe Kuvendit. Ministrja Hoxha u shpreh se dokumentet e ERA-s nuk janë vetëm dokument i Ministrisë së Integrimeve por të gjitha institucionet kanë përgjegjësi, dikush më shumë e dikush më pak.

Ajo theksoi se në fazën e kompeltimit të ERA-s 2 është duke u diskutuar që të hartohet një ligj që rrit bashkëpunimin Qeveri-Kuvend.

“Tani kur jemi në fazën e kompletimit të era 2
Ministria ka propozuar hartimit të një ligji që do të rregullonte bashkëpunimin mes Qeverisë dhe Kuvendit. Besoj që duke punuar së bashku do të arrijmë të mbyllim disa nga hapsirat qe na kanë krijuar sfida apo vonesa në këtë proces”, ka thënë Hoxha.

Ndërsa Shefja e Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova u shpreh se duke ditur të gjitha vështirësitë zbatimi i ERA 1 nuk është bërë në plotëni.

“Për fat të keq nuk mund të them që era 1 është arritur në plotëni sepse zbatimi i saj ka mbetur herë-herë mbrapa. Mirëpo ne kemi thënë se nga raporti i ERA-s nga 23 pika që përmban 5 janë plotësuar plotësisht 4 nuk janë plotësuar fare dhe 14 pjesërisht janë plotësuar”, ka thën ajo.

Apostolova tha se edhe dokumenti i ERA 2 është bazë e ERA 1 dhe është e rëndësishem që ERA 2 të shihet si dokument gjithëpërfshirës sepse vetëm baza ligjore nuk është e mjaftueshme. 

“Në shtyllën ekonomike dëshirojmë të shohim invesimet e huaja. Kryeminsitri ka shpallë se 2019 do jetë vit i zhvillimit ekonomik. Për fat të keq investimet ekonomike janë më të ulëtat. Shtylla e tretë është punësimi dhe arsimi, përkundër përpjekjeve që kemi bë Kosova akoma nuk ka arritë të ndryshojë cilësinë e arsimit”, ka thënë ajo.

Ndërsa ambasadorja holandeze, Gerrie Ëilliams, potencoi rëndësinë e zbatimit të Agjendës së Reformave Evropiane por ajo tha se edhe liderët e shtetit duhet të ju tregojnë qytetarëve në mënyrë reale se ku qëndrojnë me proceset dhe cka të presin si dhe të mos premtojnë atë që nuk mund të arrijnë./Zëri