Gjuriq: Me Platformën e Prishtinës u ngul gozhda e fundit në arkivolin e dialogut

Gjuriq: Me Platformën e Prishtinës u ngul gozhda e fundit në arkivolin e dialogut

Aktuale March 14, 2019 - 10:36
Lexo tjera detaje

Drejtori i të ashtuquajturës ‘Zyra për Kosovën’ në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se Platforma e Dialogut është ‘gozhda e fundit në arkivolin e dialogut me Beogradin”, transmeton Gazeta Express.

Sipas tij një platformë e tillë e ka ‘vrarë dialogun’ e Brukselit, shkruan novosti, transmeton Gazeta Express.

Gjuriq është kujdesur që të sulmojë edhe Sllobodan Petroviqin, duke thënë se përmes tij është bërë e mundur që të miratohet ajo platformë në Kuvendin e Kosovës.

 Sipas tij Petroviqi çdo ditë e më shumë është duke vepruar në kundërshtim me interesat e Serbisë.

Ai thotë se Lista Serbe çdo ditë e më shumë po lufton për interesat e Serbisë në Kosovë.

“Petroviq në vend se të protestonte kundër veprimeve që Kosova po i bën përmes taksave dhe sulmeve ndaj Trepçës, ai po mbështet protestat e organizuara kundër Vuçiqit”, ka thënë Gjuriq, transmeton Gazeta Express.

Dje në një komunikatë për media edhe Lista Serbe ka linçuar publikisht Sllobodan Petoroviqin, duke e quajtur si produkt të ‘kurvërisë’ së ndërkombëtarëve me Hashim Thaçin.