Emblema e UÇK-së me 2100 fishekë do t’i dhurohet bashkëluftëtarit të Adem Jasharit

Emblema e UÇK-së me 2100 fishekë do t’i dhurohet bashkëluftëtarit të Adem Jasharit

Aktuale March 05, 2019 - 23:44
Lajmet e fundit nga vendi!

Vitin e kaluar, në Prekazin heroik u zbulua mozaiku prej 200 mijë fishekësh, në të cilën portretizohej figura e komandantit legjendar, Adem Jashari.

Por, autori i kësaj vepre, Besart Gashi po me një tjetër mozaik vjen në 21 vjetorin e rënies së familjes së Jasharajve.

Kësaj radhe, Besarti për nderë të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka punuar pikërisht emblemën e kësaj ushtrie.

Kjo emblemë është punuar me gëzoja të fishekëve 99mm.

Besarti për Indeksonline ka treguar se nuk iu desh shumë ditë që ta punojë atë, ndërsa realizimin e veprave të tilla e bën me dëshirën dhe vullnetin më të madh

“Nuk është hera e parë që punoj vepra të tilla dhe nuk do të ndalem asnjëherë për të punuar për vlerat kombëtare dhe ata që na sollën lirinë. Realizimi i kësaj embleme më ka marrë tre ditë, ndërsa është punuar me 2100 copa gëzhojash të plumbave. Ka një dimension prej 60cm x 60cm”.

Ky mozaik sakaq do të t’i dhurohet një prej ish-luftëtarëve të Adem dhe Hamëz Jasharit.

“Ky mozaik do të jetë dhuratë për gjeneralin Musa Jasharin, i cili ishte bashkëluftëtar i Adem e Hamëz Jasharit. Ku pikërisht më datë 5 mars të vitit 1998 të dy prindërit e tij ranë heroikisht duke luftuar në kullën e tyre”.

Image 
Image 
Image