Molliqaj, Konjufcës: Eja të përballemi në debat televiziv dhe aty i qesim në shesh të gjitha

Aktuale February 07, 2019 - 11:40
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj ka reaguar ndaj padisë që i ka bërë deputeti i VV-së, Glauk Konjufca

Molliqaj përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se nëse Glauku dhe e tjerë të Sektit e paskan problem Kuvendin aty ku unë preferoj të ballafaqohemi, atëherë e ftoj Glaukun që ta zgjedhë vet vendin dhe kohën për një përballje televizive kudo që ai donë dhe aty i qesim në shesh të gjitha.

Postimi i plotë i Molliqajt:

Glauk Konjufca paska thënë që deklaratat e mia janë shpifje dhe se e kam përdorë Kuvendin për shkak të imunitetit. Për ta ”shfajësuar” vetën, më paska paditur.

Nëse Glauku dhe udhëheqësit e tjerë të Sektit e paskan problem Kuvendin aty ku unë preferoj të ballafaqohemi, atëherë e ftoj Glaukun që ta zgjedhë vet vendin dhe kohën për një perballje televizive kudo që ai don dhe aty i qesim në shesh të gjitha.

E nëse ai nuk guxon të ballafaqohet në debat televiziv, atëherë shihemi prap në Kuvend  :)