Konjufca: Nëse hiqet taksa Ramush Haradinaj do të përballet me ne
Aktuale
February 06, 2019 - 22:52
Lexo detajet!
Glauk Konjufca nga Vetëvendosje ka paralajmëruar Kryeministrin Ramush Haradinaj, se ai do të përballet me ta në rast se e heq tarifën e vendosur për mallrat që importohen nga shteti serb dhe ai i Bosnjës.
“Mendoj që tarifa është drejtë sepse ajo nuk ka qenë për shkak të reciprocitetit tregtar, tarifës i është vendosur një tavan i lartë politik, është njohja e Kosovës nga Serbia”, ka thënë ai për “Blic InterView me Astrit Gashin” që transmetohet në Klan Kosova.
“Unë nuk jam këtu për të dhënë garanci për kryeministrin, sepse ai na ka dëshpëruar për demarkacionin. Nëse e heq taksën do ta kritikojmë dhe do t’i themi mos e vendos fare nëse nuk e mban”.