Vetëvendosje shënon 100 vjetorin e vdekjes së Ismail Qemalit

Aktuale January 24, 2019 - 11:28
Lexo tjera detaje

 Lëvizja Vetëvendosje ka bërë sot homazhe tek monumenti I Ismail Qemaklit në Prishinë me rastin e 100 vjetorit të vdekjes së tij.

I pari i kësaj partie, Albin Kurti e quajti atë figurë me të cilën identifikohet pavarësia e Shqipërisë, raporton "Zëri.Info".

“Sot para shtatores së Ismail Qemal Vlorës erdhëm që të bëjmë homazhe në 100 vjetorin e vdekjes së tij. Ismail Qemal Vlora është figura me tre cilën identifikohet pavarësia e Shqipërisë së cilës i kanë paraprirë shumë kryengritje shumë luftëra shumë vuajtje e humbje”, tha Kurti.

Dje kjo Lëvizje shënoi edhe 120 vjetorin e Besëlidhjes Shqiptare si dhe përvjetorin e vrasjes së Isa Boletinit.

“Dje është shënuar edhe 120 vjetorin e Besëlidhjes Shqiptare i lidhjes se Pejës, së Haxhi Zekes si dhe përvjetorit i vrasjes së tribunit të heroit tjetër kombëtar Isa Boletint”, shtoi Kurti./ZËRI