Veseli: Rugova besonte në dialogun politik

Aktuale January 21, 2019 - 15:18
Lexoni më shumë lajme nga vendi

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka kujtuar presidentin e parë të Kosovës, Ibrahim Rugova, në 13 vjetorin e vdekjes së tij.

Kryeparlamentari Veseli ka shkruar në faqen e tij në Facebook se ish-presidenti Rigova zë një vend të merituar në historinë më të re të Kosovës.

“Sot, në 13 vjetorin e vdekjes, kujtojmë e nderojmë Ibrahim Rugovën, presidentin e parë të Kosovës. Emri i tij zë një vend shumë të merituar në historinë më të re të vendit tonë. Rugova, mes shumë tjerave, besonte thellësisht në vlerën e pashmangshme që ka dialogu politik për të ecur përpara, prandaj, sot, nderimi për Rugovën nënkupton përvetësimin e kësaj vlere dhe veprimin politik që del prej saj”, ka shkruar Veseli.