KMDLNj: Mjekët që janë në grevë po shkelin të drejtat e pacientëve, e quan vepër penale

Aktuale January 21, 2019 - 13:15
Lexoni më shumë lajme nga vendi

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, ka reaguar lidhur me grevat shëndetësi, duke thënë se po rrezikohet shëndeti i qytetarëve tanë.

Madje, u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që u refuzohet ndihma t’i denoncojnë rastet e tyre.

KMDLNj reagon kundër grevës në shëndetësi për faktin se kjo grevë rrezikon drejtpërdrejtë shëndetin e qytetarit dhe çdo mosdhënie e ndihmës mjekësore apo shmangie nga ky detyrim paraqet vepër penale, hiç asaj të përgjegjësisë morale dhe profesionale e që është sanksionuar me Betimin e Hipokratit.

LEXO EDHE: KMDLNj kërkon ndërprerjen e grevës

KMDLNj sugjeron qytetarët që iu refuzohet ndihma e nevojshme dhe e domosdoshme mjekësore që t’i denoncojnë këto raste.

“Për KMDLNJ –në , nga aspekti i të drejtave të njeriut është i papranueshëm fakti se kemi rrezikim sistemor, në fushën e arsimit  si dhe të shëndetësisë dhe se reagimi qytetarë thuaja as që ekziston e mos të flasim për atë institucional që, objektivisht ka përgjegjësi për gjendjen e krijuar!”, thuhet në fund të reagimit