Veseli takohet me ‘Remin’

Aktuale January 20, 2019 - 12:37
Lexo Detajet

Kryeparlamentari dhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka pritur në një takim ish-komandantin e UÇK-së për Zonën e Llapit, Rrustem Mustafën të njohur si Remi, i cili ditë më parë ishte në Hagë për t’u intervistuar nga prokurorët e Gjykatës Speciale.

Veseli përmes një postimi në Facebook deklaroi se përgjigjja pozitive e ‘Remit’ ndaj ftesës është provë për luftën e drejtë çlirimtare të UÇK-së dhe se UÇK-ja prej fillimit e deri në fund qëndroi në anën e drejtësisë, transmeton “Zeri.info”.

Postimi i plotë:

Ishte kënaqësi të pres në zyrën time, bashkëluftëtarin dhe mikun tim Remin, pas kthimit të tij nga Haga. Qëndrimi i tij dinjitoz rreth ftesës nga Gjykata Speciale, është edhe një provë më shumë për luftën tonë të drejtë çlirimtare. Ne, nuk kemi frikë nga drejtësia, sepse UÇK, nga fillimi në fund, qëndroi dhe luftoi në anën e drejtësisë.