Edi Rama paralajmëron bashkimin e Kosovës me Shqipërinë!

Edi Rama paralajmëron bashkimin e Kosovës me Shqipërinë!

Aktuale janar 17, 2019 - 17:02
Lexo Detajet

Kryeministri Edi Rama, i ka kthyer përgjigjën një komentuesit të tij sot në Facebook pasi që ai ka kritikuar ministren e re të arsimit në Shqipëri, Besa Shahinin. Komenti i kryeministrit shqiptar ka paralajmëruar bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë, duke shkruar se shumë shpejt dy shtetet do të jenë në një çati.

Sipas komentuesit në fjalë ministrja e re e arsimit fillimisht duhet që të mësoj gjuhën shqipe, duke aluduar kështu në mënyrën sesi ajo shprehet.

“Shko e mëso shqipen të flasësh”, ka shkruar komentuesi duke nxitur kështu kryeministrin që të reagoj.

“O zot! 4 fjalë 3 gabime dhe një fjali prej drumepreje, për të përqeshur tingëllimën e të folurës së Kosovës! Po mësohu, mësohu me këtë tingëllimë, ti dhe shumë si puna jote, se do ju duhet të adaptoheni shpejt nën një çati me Kosovën, edhe po nuk deshët ju”, është reagimi i kryeministrit Rama.

Besa Shahini është emëruar së fundmi ministre e arsimit në Shqipëri, me vendim të Edi Ramës në ndryshimet e fundit në Qeverinë e Shqipërisë.

Ndryshe, qytetarëve të Shqipërisë nuk po u pëlqen mënyra se si flet ajo, duke e kritikuar se po flet "kosovarçe".