Haradinaj jep detaje për takimin me Hahnin

Haradinaj jep detaje për takimin me Hahnin

Aktuale janar 17, 2019 - 09:33
Lexoni më shumë lajme nga vendi

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur sot për një vizitë të Komisionerit për Zgjerim të Bashkimit Europian, Johannes Hahn, që do t’i bëjë sot Kosovës.

Hahn do të takohet edhe me Haradinaj sot pasdite.

Hahn po e viziton Kosovën në një kohë kur qeveria e vendit është vënë nën presiohn nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian për ta hequr taksën prej 100 % ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnjës, të vendosur dy muaj më parë.

LEXO EDHE: Haradinaj përkujton vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zekën

“Kosova ka të arritura në agjendën europiane, MSA-në dhe agjendën ERA. Komisioneri është palë për Kosovën në këtë agjendë. Njëkohësisht kemi edhe vizita për taksën. Taksa ndërlidhet me njohjen dhe jo me këto dy të parat. E mirëpresim çdo sugjerim apo ide”, tha Haradinaj të enjten në mëngjes pasi vendosi lule te shtatorja e Skenderbeut në qendër të Prishtinës, në shënim të përvejtorit të vdekjes së heroit kombëtar shqiptar.