Paralajmërimi i ashpër i Ramush Haradinajt nga Reçaku
Foto: Laura Hasani

Paralajmërimi i ashpër i Ramush Haradinajt nga Reçaku

Aktuale janar 15, 2019 - 15:54
Lexo tjera detaje

Kreu i Qeverisë Ramush Haradinaj ka bërë një paralajmërim të ashpër sot në Recak teksa ka përkujtuar masakrën e kryer atje nga forcat serbe para 20 viteve. Ai ka lënë të kuptohet se kërkesa për heqjen e taksës mund t’ia humbë karrigen e kryeministrit e madje edhe mund ta cojë në Hagë, por kjo sipas tij, nuk do ta zmbraps nga beteja për taksën për mbrojtjen e territorit të Kosovës.

Pak para se ta mbajë një konferencë për media ku ka treguar se po përballet me presion nga Washingtoni për heqjen e takës së vendosur ndaj Serbisë dhe ku ka thënë se mund ta humb një udhëtim përtej Atlantikut për shkak të telasheve me vizë, Haradinaj ka bërë një paralajmërim të ashpër nga Reçaku ku është mbajtur një akademi përkujtimore për masakrën e Recakut.

Aty Haradinaj në prani trë Kadri Veselit ka pranuar se mund ta humb pozitën e Kryeministrit për shkak të refuzimit për ta hequr taksën. Ai për herë të parë ka përmendur edhe fjalën “edhe nëse më rrëzojnë...” duke përmendur “fuqinë e madhe” (SHBA’të), “ndërskamcat” si dhe mundësinë që e gjithë kjo situatë mund ta cojë edhe në burg. Por, pikërisht pas kësaj Haradinaj ka përdorur një fjalor të ashpër duke thënë se nuk do të lejojë që të ndodhë korrigjimi i kufirit një opsion ky për të cilin po dialogon Hashim Thaçi me palën serbe.

“Veç po u premtoj se kësaj rruge kom me i grah ...nëse Fuqia e Madhe e ndërskamcat më rrëzojnë edhe jashtë qeverisë kom me i grah kësaj pune, edhe prej rruge edhe prej are edhe prej mali edhe prej fushe, por edhe nëse prapa grilave me cojnë boll lezet ish ...edhe prej atjehit, por të drejtën tonë të shqiptarëve nuk ka me mujt kush me na e lëkund. Këtë do ta kuptojmë të gjithë, nuk kemi me parti këtu ...kësaj rruge kemi me shku” ka thënë Haradinaj

Pa përmendur emra, Haradinaj ka thënë se gjithë kjo po gatuhet në Kosovë e jo nga miqtë e Kosovës

 “Nëse vazhdojmë me e forcu Kosovën edhe miqtë kanë me na përkrah. Kritikat që vijnë nuk i kem prej miqve, i kem prej brenda, prej budallakive tona. Serbia po do me u bë anëtare e BE-së, i ka edhe 3 vjet, edhe 3 vjet na mban kështu, e kur vjen 2022 është mirë ne mos me u pajtu me njohje të Serbisë, është mirë edhe ne me i lënë me prit. Ne nuk kemi thënë që do të shkojmë në dialog pa i marr trupat e zhdukur”, ka thënë ai.

“Deri kur po dojnë miqtë tanë me e la vetën dhe me i rëndu shqiptarët. Ne i kemi pranu si miq po nuk bën me i rëndu një popull të vogël. Na vranë e na prenë e tash jepjani edhe një copë toke Serbisë. Le t’ia jep dikush një copë tokë Serbisë nëse guxon dhe do ta shohim se si do të dalë. Unë sa të jem në këtë Qeveri do t'i grahi kësaj pune, edhe nëse më rrëzojmë prapë pas kësaj pune do të jem”, ka përfunduar Haradinaj.