Mustafa i kundërpërgjigjet Veselit: Po sillet si shef i SHIK-ut

Aktuale January 14, 2019 - 14:41
Lexo detajet

 

Sot kryetari i Kuvendit Kadri Veseli është deklaruar se Lidhja Demokratike e Kosovës gjithmonë i ka fërkuar duart që ti shohë drejtuesit e PDK-së drejtë shkuarjes në Hagë, raporton “Zëri.info”.

Kryetari i LDK-së i është përgjigjur kësaj deklarate. Ai ka thënë se LDK nuk dëshiron ti dërgojë njerëzit e Kosovës në Hagë dhe se Veseli po vepron me mendësinë e SHIK-ut.

 LEXO EDHE: LDK: Dialogu në rrugë pa krye, ekipi vetëm dekorativ

“Logjikimi i Veselit është më shumë logjikë e SHIK-ut se e tij askush nuk i fërkon duart që të shkojnë në gjykatë njerëzit tanë. Formimi i Gjykatës Speciale ka qenë vullnet i Kuvendit të Kosovës që të pastrohet lufta e pastër e UÇK-së dhe që UÇK të dalë e pastër për luftën që e ka bërë në interes të vendit. Nëse ka ndonjëri prej tyre që ka bërë faj atëherë drejtësia do të reflektojë” ka thënë Mustafa. /ZËRI