Përplasja e Mustafës me zyrtarët e Qeverisë, përfshihet edhe Besnik Tahiri

Aktuale January 12, 2019 - 14:29
Lexo tjera detaje

Përplasja mes AAK-së dhe LDK-së, e nisur nga një status i Isa Mustafës që kritikonte numrin e madh të zëvendësministrave, nuk ka të ndalur.

Përveç zëvendësministrit të FSK-së Burim Ramadanit, dhe zëvendësministrit të MPJ-së Anton Berisha,  Mustafës i ka reaguar edhe njëri prej këshilltarëve të Kryeministrit Haradinaj.

Besnik Tahiri e ka quajtur Haradinajn si të vetmin kryeministër që direkt është ballafaquar me problemin dhe ka bërë zgjidhje.

“Qeveria e udhëhequr nga kryeministri Haradinaj, është e vërtet që ka më shumë këshilltarë e zëvendësministra, por ka dyfishin e punëve dhe detyrave. Ato që qeveritë paraprake nuk kishin as vullnetin e guximin për t’u ballafaquar përkundër që i kishin më shumë se 80 deputetë, u dasht me i bë ne, me vendimet që kthejnë dinjitetin e shtetit dhe hapin perspektivë për vendin.

Po, kjo qeveri ka edhe sfida, greva e ballafaqime, kjo sepse ne kemi marrë çështjet një për një për t’u dhënë zgjidhje. Për dallim nga qeveritë paraprake që konservonin problemet, me frikën e rrëzimit. Nuk ka rast, as vendim që kryeministri Haradinaj ka heshtur për shkak frikës nga debatet dhe diskursi publik. Ai është ballafaquar, ka sqaruar dhe ka prodhuar zgjidhje.

Lidershipi i guximshëm nuk e bazon vendimmarrjen në diskursin që mund të krijohet, ai është aty për të siguruar që vendimet janë interes i vendit dhe jo të politikës ditore. Kjo qeveri, jo vetëm se po forcon shtetësinë, por është në hapat final për të vendosur në korniza funksionimin institucional”, ka shkruar më tej Tahiri.