Zeka tregon se si po kontrabandohen mallrat e Serbisë në Kosovë

Aktuale January 11, 2019 - 18:45
Ai përmend ministra e zyrtarë qeveritar

Deputeti i Kuvendit të Kosovës Milaim Zeka pa përmendur emra ka akuzuar ministra dhe zyrtar në Qeverinë e Kosovës për pranimin e kamionëve me mallra serbe duke e shfrytëzuar si rrugë transporti Malin e Zi, transmeton “zëri.info”.

Ai ka kërkuar nga ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri që të dal dhe të i tregoj emrat e tyre.

LEXO EDHE: Taksa nuk e ndal dialogun

Ky është reagimi i plotë i tij:

Ministri Drejtësisë duhet me thane te verteten

Abelard Tahiri, Minister I Drejtesise, permes nje statusi ne fb, ka bere te ditur qe ka kundershtuar “taxen selektive” nga Serbia. Ky minister, duke kalkuluar ne interesin e tije personal, dhe duke harruar postin qe ka, e sidomos pergjegjesine perpara qytetareve, nuk ka guxuar t ‘ i thote me emer e mbiemer se cili minister dhe cilet persona te qeverise, po i marrin kamionat me mallra nga Serbia, po i fusin ne Mal te Zi, po ua nderrojne tabelat ne kufi me Kosoven, edhe po i fusin brenda.

Minister, nese ti nuk ke ndonje kamion, ose Kadri Veseli, fole bre, fole se nuk ndertohet shteti ne kete menyre!!! Nuk bahet shteti me vu taxe vetem sa per vota. Nuk bahet shteti me teorite e VV se, qe nuk lane te zeze pa ba, jane te zhytyr deri ne fyt ne biznes me Serbine, a para publikut gjithe diten shajne.

Minister fole se e ke obligim me fole!!! ./ZËRI