VV: Pas Astritit, po kërcënohemi me vrasje të reja

Aktuale January 11, 2019 - 11:43
Lexo detajet!

Një grafit që është bërë në qendër të Prishtinës prapa teatrit, Lëvizjes Vetëvendosje e ka parë si kërcënim kundër Lëvizjes Vetëvendosje, raporton Zëri.info.

Një shishe mjaltë e cila ka qenë shkaktari i vrasjes së Astrit Deharit është vizatuar në muret e teatrit me mesazhin “I’m not a Gun” (nuk jam armë), Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se kjo dëshmon që kjo nuk ka qenë armë dhe se mund të jetë paralajmërim se me të mund të vriten njerëz tjerë.

“Në as nuk mund te imagjinojmë se ky grafit dëshmon dy gjera vrasjen e astrit dhe mbase do të jetë kërcënim për vrasje të tjera”, ka thënë Aliu.

Në prag të arritjes së marrëveshjes Kosovë Serbi Aliu vlerëson se këto janë mënyra për ta ndalur këtë parti dhe ku dështimet që ka ajo për këto procese të cilat i konsideron të dëmshme, raporton më tutje "Zëri.info".

“Tani në prag te përpjekjeve të një marrëveshje me Serbinë pushteti ka provuar ta dobësojë VV-në në shumë forma dhe këto forma i kanë dështuar, ky grafit dëshmon që ajo ka qenë pikërisht arma e vrasjes, kjo na lajmëron që kjo do të vazhdojë sepse nuk është armë, pra paralajmëron vrasje të reja”, tha Aliu.

Aliu theksoi se një grafit të tillë e shohin si kërcënim për lëvizjen dhe se këto grafite duhet të heton me urgjencë dhe të reagojë policia dhe prokuroria e Kosovës.

Ai shtoi se duhet ta marrim seriozisht këtë çështje porse as grafitet e as kërcënimet nuk do ta ndalin lëvizjen vetëvendosje./Zëri.