Ambasadori amerikan mori pjesë në festimin e Krishtlindjeve në Graçanicë

Aktuale January 07, 2019 - 08:55
Lexo detajet

Një numër i madh besimtarësh ortodoksë kanë marrë pjesë në shënimin e Krishtlindjeve Ortodokse në  manastirin e Graçanicës.

Në mesin e të pranishmëve ishte edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Philip  Kosnett.

“Është e mrekullueshme të jem këtu, këtu jam me gruan time. Kjo është Krishtlindja jonë e parë në Kosovë dhe është një privilegj i madh që ne jemi këtu në Graçanicë këtë mbrëmje, thjesht i dëshiroj të gjithë një Krishtlindje të lumtur dhe paqe në vitin 2019”, tha ai, raportojnë mediat serbe, transmeton Klan Kosova.

Image