Abdixhiku për Hoxhajn: Na paska këshilluar njëri nga 40 nënkryetarët e PDK-së

Aktuale January 06, 2019 - 14:51
Lexo detajet

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku ka reaguar ndaj Enver Hoxhajt lidhur me deklaratat e tij për LDK-në. Me anë të një postimi në “Facebook”, Abdixhiku ka ironizuar me Hoxhajn duke shkruar se ai është njëri nga 40 nënkryetarët e PDK-së, transmeton “Zëri.info”.

“Vazhdon ligjërimi ndaj LDK-së. Këtë herë na paska “këshilluar” njëri nga 40 e sa nënkryetarët e PDK-së. Se i kanë rregulluar punët e veta mosvet. Janë aktivizuar të gjithë; me këshilltarë, nënkryetarë e kryetarë. Analiza e psiko-analiza për LDK-në. Si të veprojmë, si të sillemi, si të votojmë - taman për qejf të tyre. Çka do të bënim ne vallë pa ta?”, ka shkruar Abdixhiku.

LEXO EDHE: Enver Hoxhaj ia kthen Mustafës: A është ky qëndrimi i LDK-së apo i VV-së?

Sipas tij PDK ka një hall të madh pasi që siç thotë ai janë aktivizuar në masë.

“Vetëm një hall i madh i aktivizon të tillët kështu. Veç një kompromis i rëndë me Serbinë i bën kaq aktiv - gjithsesi patetik. LDK e ka të qartë rrugën e vet. Edhe për dialog, edhe për shtet edhe për konsensuz politik. Mbi të gjitha LDK ka njerëz mjaftë që i dalin të zot në mendim e veprim. Për mendime të huaja s’kemi vend. Gjithsesi të njejtat mund t’i përdorni lirshëm në udhëheqjen e partisë nga vendi i tretë. Aty të njëjtat ju kanë sjellë”, përfundon postimi i tij./ZËRI