Labinot Tahiri dorëzon pasaportat me viza

Aktuale January 04, 2019 - 12:08
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, njëherësh këngëtari i njohur, Labinot Tahiri ka dorëzuar te organet kompetente pasaportat e tij me vizë të Amerikës dhe të Gjermanisë. 

Ai ka falënderuar të gjitha ambasadat që thotë se e kanë pajisur me viza, por që për shkak të dëshpërimit për mos liberalizimin e vizave për qytetarët, më nuk do të udhëtoj jashtë vendit.

Ai thotë se si deputet mbajti premtimin e tij, votoi Demarkacionin me shpresën se do të bëhen vizat, por që një gjë e tillë nuk ndodhi, pavarësisht premtimeve të vazhdueshme nga ndërkombëtarët.

“Qe sa vite qytetarët kërkojnë përgjegjësi për vizat. Për aq përvojë sa kam qenë në politikë, jam përgjegjës dhe e mbajta premtimin tim. Është premtuar nga ndërkombëtarët që do të bëhen vizat, por ajo nuk ndodhi. Unë si deputet e kam votuar demarkacionin që me u bë vizat, e jo me qenë qytetarët sërish të bllokuar. Ky është dëshpërim i madh,duke nisur nga familja ime. Jemi të izoluar. Unë do të izolohem si bashkë qytetarët e mijë edhe do të kem humbje të mëdha si deputet, e sidomos si këngëtar që mbaj koncerte jashtë vendit. Edhe pasaportën diplomatike do ta dorëzoj të MPJ. Më shumë zgjaten procedurat për dorëzim, se vullneti im”, tha Tahiri. /GazetaFokus

Image