Haradinaj: Ushtarët e UÇK-së, nuk kanë bërë asnjë vrasje të pasluftës

Aktuale December 30, 2018 - 19:17
Lexo Detajet

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj gjatë manifestimit të Ditës së Veteranit ka thënë se vrasjet pas luftës nuk janë bërë nga ushtarët e UÇK-së, por nga dora e armikut.

Sipas tij, nuk ka ushtarë, apo një njëri që e ka bërë këtë gjë.

Gjithashtu, ai ka treguar edhe se si e kanë falë një familje që kanë mbytur djalin e Shkëlzenit, e vëllain e Luanit.

“Nuk ka luftëtarë që e vranë një vëlla të vetin pas shpinës pas luftës në Kosovës, është dora e armikut që e ka bërë atë, nuk e bën një ushtar i lirisë një gjë të tillë, një ushtar që ka parë vdekjen me sy. Sa për shqiptarët, ne do i ngjallnim edhe ata që kanë vdekur gjatë luftës. Unë dhe familja ime kemi falur. Një i ri e ka mbytur vëllain e Luanit, djalin e Shkëlzenit, familja ime e kemi falë. Kemi dashur që të jetojmë nën ligj. Atë ditë e kam falur me zemër dhe me gjak sepse është vëllai jem është motra jem. Nuk do vjen kurrë e keqja prej shqiptarit, e keqja vjen prej armiqve”, është shprehur Haradinaj.