Thaçi: Do të propozoj rritjen e pagave për ushtarët

Aktuale December 24, 2018 - 13:15
Lexo Detajet

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se është vendosur për ngritje të pagave për ushtarët e FSK-së

“Kam vendosur si Komandant Suprem t’i propozoj ngritjen e pagave për ushtarë të FSK-së që ata të kenë një jetë të dinjitetshme. Kam besim se institucionet do të jemi të mobilizuara të punojnë në këtë drejtim”, ka thënë Thaçi pas një drEke të përbashkët që e pati me ushtarë, transmeton zeri.info.

Ai po ashtu tha se i ka uruar ushtarët për festa të fundvitit.

"I urova për festat e fundvitit, i urova gjithë të mirat për ta dhe familjet e tyre", tha ai.

Kujtojmë që më herët ai drekoi me ushtarë të FSK-së./ZERI

Image
Image
Image
Image
Image
Image