Ministri serb: Edhe Rusia është e gatshme për të ndërhyrë në dialogun Kosovë-Serbi

Aktuale December 23, 2018 - 14:10
Lexo detajet

Ministri serb, Nenad Popovic, thotë se Rusia është e gatshme që të bashkohet në negociatat ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës involvohen në këtë proces.

Megjithatë ai thotë se kjo do të bëhet vetëm nëse do t’i drejtohet një kërkesë zyrtare Moskës nga Beogradi.

Këto deklarata ai i ka bërë pas takimeve që ka pasur me zyrtarë të lartë të Qeverisë Ruse.

LEXO EDHE: E ripërsërit Daçiq: Dialogu vazhdon kur hiqet taksa

Ai ka folur edhe për vendimin e Qeverisë së Kosovës për taksë 100 për qind ndaj produkteve serbe dhe krijimin e Ushtrisë së Kosovës, duke thënë se me këto lëvizje Prishtina po shkel marrëveshjet e Brukselit, shkruan telegraf.rs, transmeton Gazeta Express.

Ndër të tjera Popovic ka thënë se Rusia e mbështet fuqishëm rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara.