Kocijanciq thotë se shpreh mbështetje për arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi

Aktuale December 19, 2018 - 18:10
Lexo Detajet

Zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Maja Kocijanciq ka thënë se në takimin e organizuar nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini në Bruksel, udhëheqësit kanë shprehur mbështetje të fortë për Marrëveshjen e Prespës si dhe për të arritur një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme në kontekstin e BE-së, nga dialogu Kosovë-Serbi, transmeton Indeksonline.

Ndryshe në Bruksel sot qëndruan liderët e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku ndër të tjerash Thaçi dhe Vuçiq u deklaruan për marrëdhëniet në mes dy vendeve.

Përderisa Thaçi tha se pas marrëveshjes me Serbinë, pason njohja nga pesë shtetet e BE-së, Vuçiq deklaroi se Serbia është e vetmuar duke pritur që të largohet taksa në mënyrë që të vazhdojë dialogu në mes dy shteteve.