Amerika merr masa ndaj policit serb që vrau vëllezërit shqiptarë

Aktuale December 19, 2018 - 12:39
Lexo detajet!

Amerika do të marrë masa ndaj një zyrtari të policisë serbe të përfshirë në vrasjen e vëllezërve Bytyqi.

Departamenti amerikan ka thënë se do të vendosë sanksione ndaj gruas dhe vajzës së Radosavljeviqit, duke ua ndaluar hyrjen në SHBA.

SHBA-ja ka thënë se ish-zyrtari i policisë serbe gjatë luftës, Goran Radosavljeviq, ka qenë i përfshirë në vrasjen e tre vëllezërve Bytyqi. 

Vrasja e vëllezërve Bytyqi ka qenë pikë kyçe në marrëdhëniet SHBA-Serbi. Ata kanë qenë shtetas amerikanë dhe SHBA-ja vazhdimisht ka kërkuar drejtësi për ta.

Ndryshe, për njeriun që Amerika ia ndaloi hyrjen nuk dihet asgjë.

Image