Mogherini tha se dialogu udhëhiqet nga Thaçi, Shpend Ahmeti ka një përgjigje për të

Aktuale December 18, 2018 - 21:02
Lexo tjera detaje

Kryetari i Partisë Social Demokrate Shpend Ahmeti ka shpjeguar edhe njëherë arsyet që e shtyn atë dhe partinë e tij të bëhet pjesë e ekipit negociator për bisedimet me Serbinë.

Përball analistëve në Debat Plus, Ahmeti ka thënë se të gjithë ata qe i duan të mirën Kosovës duhet të ulen në tavolinë, dhe të bisedojnë për dialogun me Serbinë.

Ai ka thënën se bashkimi i PSD e ekipin negociatorë mund ti kushtojë me vota, por se kanë vendosur të mendojnë për Kosovën dhe jo për votat.

Ndërsa duke komentuar deklaratën e Federika Mogherinin se udhëheqës i dialogut është Thaçi, e askush tjetër, Ahmeti ka thënë se Mogherini nuk është mbi ligjet e Kosovës dhe se ajo nuk mund të pyetet për çështjet e brendshme të Kosovës.

“Nëse është ashtu, pe lojmë krejt ketë punë, po e anulojmë këtë organizim edhe po bojm cka na thotë Mohgerini. Por nuk është ashtu, po të pytej Mohgerini sonte sdo të kishim taksë, ngase ajo i kërkoi Haradinajt që ta tërheq takëse, por nuk u tërhoq” ka thënë Ahmeti.

Ai ka shtuar madje se Mohgerini e ka Kosovën si çështje të karrierës së saj dhe tash po frikësohet se ekipi negociator mund të ia prish arritjet e saja.