Edi Rama u jep premtimin e parë studentëve

Aktuale December 18, 2018 - 15:05
Lexo detajet!

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka zhvilluar takim me studentë e pedagogë.

Kryeministri Edi Rama, në takimin me pedagogë dhe studentë të Universitetit Bujqësor, premtoi se në janar studentët do të paguajnë 50% të tarifës.

“Nëse këta të universitetit të kërkojnë më shumë, hajde tek unë me megafon në dorë. Çfarë duhet të them më shumë, nuk e di. Ja ku e keni premtimin e parë. Unë jam këtu me zë dhe me figurë dhe po ua them qartë. Paratë universiteteve për tarifat tuaja, do t’i japim ne, qeveria”, deklaroi Rama. /Tch