MI me njoftim të rëndësishëm, kjo rrugë do të jetë e mbyllur

Aktuale December 18, 2018 - 10:12
Lexo Detajet

Rruga nacionale Kaçanik- Hani i Elezit vazhdon të mbetet e mbyllur, për shkak të vendosjes së trarëve në Urën 407.

Ministria e Infrastrukturës, njofton të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion rrugor dhe publikun e gjerë, se për shkak të vendosjes së trarëve në Urën 407  dhe për sigurinë publike do të vazhdojë të mbetet pjesërisht e mbyllur rruga nacionale N2 (Kaçanik – Hani i Elezit) nga data 18 deri më 24 Dhjetor 2018, njofton kumtesa.

Nga data 18 deri më 24 dhjetor 2018, mbyllje e pjesërishme nga ora 08:30 deri në ora 11:30  dhe nga ora 13:30 deri në ora 16:30

“Kërkojmë mirëkuptim nga ana e pjesëmarrësve në komunikacion”!, thuhet në njoftimin e MI.