Hoxha: Ndihem keq që rekomandimet e Austrisë për liberalizim, nuk u përfillën

Aktuale December 12, 2018 - 16:24
Lexo tjera detaje

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, priti në takim ambasadorin e Republikës së Austrisë në Republikën e Kosovës, Gernot Pfandler, me të cilin diskutoi për proceset integruese, në veçanti për çështjen e liberalizimit të vizave.

Hoxha ka shkruar në Facebook se ne jemi mirënjohës me impenjimin e plotë të Austrisë gjatë presidencës së saj në krye të Këshillit të BE-së, vizitave të zyrtarëve të lartë të Austrisë dhe agjendave të sensibilizimit me çështjen për vendet anëtare të BE-së si dhe kërkesave të vazhdueshme për ta votuar liberalizimin për Kosovën.