Xhavit Haliti mbështet punën e Gjykatës Speciale

Aktuale December 12, 2018 - 15:22
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Gjykata Speciale ua ka dërguar ftesat në “zarf” disa ish-eprorëve të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) për t’u paraqitur në Hagë, duke e dëshmuar kështu aktivizimin e plotë të këtij institucioni të drejtësisë, shkruan "Zëri".

Njëri ndër themeluesit e ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) Xhavit Haliti, ka thënë për “Zërin” që Gjykata Speciale do ta pastrojë të vërtetën për UÇK-në dhe për Kosovën në përgjithësi.

LEXO EDHE: Remzi Shala pas ftesës nga Specialja largohet nga shtëpia e tij, nuk dihet se ku gjendet

“Besoj se Gjykata do të sjellë drejtësi dhe nuk do të sjellë gjykime të njëanshme ose gjykime të porositura. Nëse dikush merret në pyetje nga Gjykata ose i ngrihet aktakuzë, kjo nuk do të thotë që është fajtor. Gjykata do ta ndajë drejtësinë dhe do ta pastrojë të vërtetën edhe për UÇK-në, por edhe do ta pastrojë Kosovën nga akuza tepër të rënda, të cilat kanë qenë akuza politike të bëra nga shërbimet e vendeve të lindjes”, ka thënë ai.

Ndërsa i pyetur se si do të ndikojë Gjykata Speciale në skenën politike në vend, Haliti ka thënë se ajo do të sjellë ndryshime edhe në skenën politike.

“Kjo varet nga qëndrueshmëria e institucioneve, me siguri që do të ketë dhembje, por Kosova duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj drejt krijimit të institucioneve të fuqishme, drejt integrimit të saj në institucionet e saj dhe të vazhdojë rrugëtimin e saj për t’u përafruar me ekonomitë e vendeve të zhvilluara. Kjo është rruga e Kosovës, nuk ka rrugë tjetër”, ka thënë ndër të tjera ai. /ZERI