Dobruna: Ja pse nuk u pushkatua Blerim Kuçi

Aktuale December 10, 2018 - 22:03
Lexo Detajet

Ish-kryetari i Gjykatës Ushtarake të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sokol Dobruna, i cili dënoi me pushkatim Blerim Kuçin ka treguar pse nuk u ekzekutua ky vendim.

Thotë se Kuçi do të duhej të ishte falënderues pasi shpëtoi se Dobruna nuk shkeli ligjin për mungesë kushtesh.

“Pas luftës ai është dashtë me qenë falënderues sepse unë kam mujt me dhënë urdhër edhe për pushkatim’, tha Dobruna në emisionin Pressing në T7.

Thotë se pushkatimi nuk u bë për shkak të mungesës së kushteve për situata të tilla.

“Në mungesë të kushteve që i përshtaten ekzekutimeve, posaçërisht në Kosovë nuk ka pasë kushte. Është dashur me ju përmbajt kodit dhe procedurës. Jam juris, nuk i kam dhënë vetës të drejt të lejoj pushkatimin”, shpjegoi ai.