Haradinaj: Po formojmë ushtri me standarde të NATO-së

Aktuale December 08, 2018 - 18:02
Lexo detajet

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj ka garantuar që ushtria e ka buxhetin e garantuar. Ai ka potencuar që ushtria e Kosovës po formohet me standarde të NATO-së, transmeton “Zëri.info”.

LEXO EDHE: Përkrahja e SHBA-ve, vendimtare për krijimin e ushtrisë së Kosovës

“Krijimi i ushtrisë kërkon edhe mbështetje financiare. Duke i parë shqetësimet e shumta, dëshiroj të ju siguroj se të gjitha parametrat e parapara të zhvillimit të FSK-së, buxhetin e kanë të garantuar. Besoj që po krijojmë ushtri të shekullit 21 me standarde të NATOS. Kosova është me fat qe e ka aleancën e NATOS në krye me SHBA”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”. /ZËRI