Sulmet kibernetike ndaj institucioneve të Kosovës, flasin ekspertët

Aktuale December 08, 2018 - 13:55
Lexo tjera detaje

Institucionet e Kosovës janë përballur me një rrufe të sulmeve kibernetike ditëve të fundit të cilat kanë shkaktuar kaos në sigurinë kibernetike të shtetit.

Institucionet e Kosovës janë përballur me një rrufe të sulmeve kibernetike ditëve të fundit të cilat kanë shkaktuar kaos në sigurinë kibernetike të shtetit.

Këto sulme kanë goditur edhe Ministrinë e Punëve të Jashtme të cilët vet e konfirmuan duke treguar se hetimet e para tregojnë se këto sulme vijnë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, shkruan lajmi.net

Në lidhje me këtë, lajmi.net ka kontaktuar ekspertin e kibernetikës, Hekuran Doli, i cili ka treguar se sulmi ka përfunduar mbrëmë rreth orës 20:30, mirëpo nuk është bllokuar tërësisht për shkak se kjo është e pamundur teknikisht.

Doli, gjithashtu ka shpjeguar për lajmi.net se ambortizimi i sulmeve ka qenë i suksesshëm.

“Pavarësisht se sulmi ka përfunduar mbrëmë rreth orës 20:30, nuk është lokalizuar dhe bllokuar tërësisht, për shkak se lokalizimi dhe bllokimi i sulmeve kibernetike është i pamundur teknikisht. Në raste të tilla mund të quhet sukses nëse sulmi amortizohet në masën që të mos ketë efekt në vijueshmërinë e shërbimeve online dhe ne këtë e kemi bërë. Pavarësisht volumit të madh të sulmit, shërbimet e klientëve tanë, të cilët hostohen në qendrën tonë të të dhënave, kanë vazhduar të jenë online”, shpjegoi Doli për lajmi.net

Ai gjithashtu ka treguar se sulmet e koordinuara si ato të ditës së djeshme, mund të kenë efekte katastrofike, e Doli ka thënë që sipas tij këto sulme janë të sponsorizuara nga institucione të fuqishme.

“Sulme të koordinuara si ato që ndodhen dje e që sipas mendimit tim janë të sponsorizuara nga institucione të fuqishme, mund të kenë efekte katastrofike për institucionet dhe shërbimet online mbi të cilat bazohet ekonomia, shëndetësia dhe jeta sociale në përgjithësi. Mirëpo unë kam besim se institucionet e Kosovës kanë kapacitetet e nevojshme që t’u bëjnë ballë kërcënimeve të tilla”, ka vazhduar Doli.

Ai gjithashtu ka treguar për lajmi.net se këto sulme mund të luftohen vetëm nëpërmjet bashkëpunimit të ngushtë publiko-privat ku ekspertët më të mire të vendit të kenë mundësinë e bashkëpunimit, ngritjes së vetëdijes së përgjithshme mbi rrezikshmërinë e sulmeve kibernetike dhe bashkëpunimit ndërkombëtar për të identifikuar sulmet para se ato të ndodhin.

Lajmi.net gjithashtu ka kontaktuar ekspertin e çështjeve të sigurisë, Fadil Kajtazi i cili ka shpjeguar thellësisht luftërat alternative përveç atyre që bëhen me armë.

“Në momentin kur keni artikuluar një qëllim politik që bie ndesh me kundërshtarin dhe mundoheni të realizoni përkundër dëshirës së tij, këtu fillon faza e konfliktit latent që shpie kah përdorimi i armëve. Mirëpo përdorimi i armëve nuk është gjithëherë zgjidhja, prandaj ekziston diçka e tillë si “lufta speciale”, tha Kajtazi për lajmi.net.

Ai ka shpjeguar se luftërat e kësaj natyre janë trashëgimi e vjetër që janë aplikuar qysh në antikitet, e sipas tij, thelbi i këtyre luftërave është operacioni i fshehtë që zhvillohet përmes shërbimeve të fshehta.

Kajtazi ka vënë në dukje se Serbia po përdorë mënyra alternative për  zhbërjen e shqiptarëve, pasi ndërhyrjet ushtarake ia pamundëson miqësia e përhershme me SHBA-të.

“Natyrisht, për shkak të miqësisë së përhershme me SHBA”, Serbia e ka të pamundur të ndërhyjë ushtarakisht për t’i zhbërë shqiptarët në kushtet e tanishme. Lufta speciale e saj në drejtim të sabotimit të shtetësisë së Kosovës vazhdon me intensitet të shtuar, ku lufta kibernetike është vetëm njëra nga format e aktiviteteve të saj subversive.” tha Kajtazi për lajmi.net

Ai ka theksuar se përmasat e ndikimit të saj në jetën e përditshme kosovare dhe në shtet natyrisht janë efekte të mëdha negative. Ai ka përmendur pasojat që po vuan SHBA nga sulmet kibernetike të Rusisë dhe Koresë së Veriut.

Duke shprehur se kjo është e rrezikshme, Kajtazi ka vënë në dukje se Kosova dhe Serbia janë përaferisht në të njëjtin nivel të vetëdijes në fushën e ndërhyrjeve kibernetike, madje sipas tij, Kosova qëndron më mire.

“Një nga përparësitë ose kushtet e favorshme që kemi ne në raport me Serbinë në fushën e ndërhyrjeve kibernetike, duhet të jetë fakti se koha kur Serbia ka filluar ta njohë këtë fushë është e barabartë me ne. Defektet mund të jenë vetëm si pasojë e neglizhencës që kanë institucionet tona të cilat kanë kompetencat për ta ruajtur shtetin nga ky lloj agresioni”, tha Kajtazi për lajmi.net.

Sipas Kajtazit, këto ndërhyrje mund të kenë ndikim, por ky ndikim është i përkohshëm.

“Këto ndërhyrje mund të kenë ndikim të përkohshëm. Deklarimet e djeshme të SHBA-së, Britanisë, Gjermanisë dhe vendeve tjera është vula se e gjithë veprimtaria armiqësore e Serbisë ndaj Kosovës ka qenë e kotë dhe ajo ka marrë fund.