Serbia-BE-së: Ushtria e Kosovës destabilizon rajonin

Aktuale December 07, 2018 - 23:44
Lexo detajet

Ministri i brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviq, tha se situata në Kosovë është shumë komplekse dhe se Serbia nuk do të lejojë askënd të largojë serbët nga Kosova.

Ai është shprehur se Serbia do të qëndrojë së bashku me serbët e veriut të Kosvës, dhe se Serbia nuk do të heqë dorë nga ajo pjesë, raporton agjencia e lajmeve Srna, transmeton lajmi.net

Ndër të tjera, Stefanoviq është ankuar edhe për formimin e Ushtrisë së Kosovës, duke thënë se kjo mund të ketë pasoja të mëdha.

Ai tha se rreziku mund të jetë nga angazhimi siç thotë ai, formacioneve paraushtarake në veri të Kosovës, që sipas tij është absolutisht e paautorizuar.

LEXO EDHE: Haradinaj: Sapo të formohet ushtria, aplikojmë në NATO

Sipas tij, formimi i Ushtrisë së Kosovës duhet të ketë pëlqimin e serbëve dhe sigurisht që për këtë nuk ka konsensus të serbëve.

“Ky njoftim shqetëson qytetarët dhe e bën situatën të tensionuar dhe se paqëndrueshmëria aktuale rritet jo vetëm në territorin e Kosovës, por në gjithë rajonin”, është shprehur Stefanoviq.

Ai përsëri ka bërë thirrje BE-së dhe vendeve të Evropës që kanë ndikim në Prishtinë, që të mos e lejojnë formimin e Ushtrisë së Kosovës.

Stefanoviq këto deklarata i ka bërë pas “dorëzimit” të presidentit serb Aleksandër Vuçiq ndaj mbështetjës së SHBA-së për formimin e Ushtrisë së Kosovës.