Konjufca: Kosova me ngecje të mëdha në reformat evropiane

Aktuale December 06, 2018 - 11:01
Lexo detajet

Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, në seancën e Kuvendit që po mbahet tani, tha se Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi, Johannes Hahn, ka lajmëruar Kosovën se procesi i liberalizimit të vizave ka ngecur dhe se Kosova qëndron shumë keq në këtë aspekt, raporton “Zëri.info”.

Konjufca foli për reformat e agjendës evropiane. Sipas tij, në të tri shtyllat e reformave, thuhet se Kosova ka ngecje të mëdha.

“Shtylla e parë është sundimi i ligjit, e këtu hyn edhe luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit në Kosovë. Nëse e shohim gjendjen e gjyqtarëve në Kosovë nëse analizojmë vullnetin politik të qeverisë ndaj qeverisë, qeveria meriton shumë kritika. Edhe sa i përket shtyllës së dytë, që është ekonomia, Kosova në shumë raport ndërkombëtare sa i përket të bërit biznes nuk ka bërë hapa përpara. Sa i përket çështjeve sociale që është shtylla e tretë, punësimi në Kosovë nuk ka asnjë përmirësim, papunësia është shumë afatgjate”, tha ai./Zëri/