Kosova në botë promovohet si vend i mundësive. Realiteti është krejt ndryshe

Aktuale November 30, 2018 - 20:43
Lexo detajet

Kështu u paraqit Kosova, përmes një videoje prej më shumë se një minuti, e realizuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.

Ishin gabimet drejtshkrimore ato që morën vëmendjen fillestare.

Mirëpo gabime në përmbajtje, po sheh Valdrin Reçica, student në përfundim të nivelit Master të gazetarisë.

Më shumë se 20 herë konkurroi për një vend pune.

Prandaj për të, Kosova nuk është vend i mundësive

Sipas Reçicës, kjo video është e kundërta e realitetit në Kosovë.

Se mundësitë janë madje të limituara në Kosovë, pajtohet edhe Shenaj Polaku- Lahaj, e cila ka përfunduar edhe masterin në skulpturë, mirëpo nuk është punësuar në atë drejtim.

Sipas saj, konkurset për punë janë veç formalitet.

Aktualisht, në tërë vendin janë rreth 95 mijë qytetarë të papunë, 10 mijë prej të cilëve me diploma universitare.

Fermeri Kastriot Mustafa përgatit lëngje nga mollët që i prodhon vet.

E sipas tij, përkrahje nga institucionet ka, mirëpo duhet të ketë edhe më shumë.

Nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, po e vlerësojnë se kjo video tashmë ka pasur sukses të jashtëzakonshëm.

Zyrtarë të saj tregojnë se kostoja ka qenë 0.

E  megjithatë këta të rinj, thonë se e duan Kosovën dhe nuk kanë frikë të besojnë në progres.