Televizioni maqedonas: Gruevski fshihet në zonën Vlorë-Sarandë

Televizioni maqedonas: Gruevski fshihet në zonën Vlorë-Sarandë

Aktuale nëntor 15, 2018 - 23:32
Lexo Detajet

Vazhdon misteri i vendit se ku ndodhet ish kryeministri i Maqedonisë Nikola Gruevski.

Ndërkohë që autoritetet shqiptare konfirmojnë se Nikola Gruevski, ish-kryeministri i

Maqedonisë ka dalë nga territori shqiptar mesditën e datës 11 nëntor, një ndër televizionet më të mëdha të këtij shteti pretendon të kundërtën.

24 News TV e Shkupit është duke transmetuar për momentin një emision ku duke iu referuar burimeve sipas tyre shumë të sigurta nga Shqipëria, Gruevski ndodhet ende në territorin shqiptar dhe fshihet në zonën Vlorë-Sarandë, raporton Albeu.com.

Televizioni i madh maqedonas pretendon se Gruevski planifikon të niset sonte me një skaf për në Turqi, ku sipas tyre ka marrë garanci se do t’i ofrohet azil.

Vërtetësia e këtij informacioni të publikuar nga 24 News TV e Maqedonisë mbetet për t’u konfirmuar megjithatë lajmi ka rënë si rrufe në qiell të hapur pasi televizioni në fjalë është një ndër më të mëdhenjte dhe të besueshmit në Maqedoni.