Opozita hungareze kërkon që Gruevski të arrestohet dhe të ekstradohet

Opozita hungareze kërkon që Gruevski të arrestohet dhe të ekstradohet

Aktuale nëntor 14, 2018 - 20:25
Lexo tjera detaje

Partitë opozitare hungareze i bënë thirrje Qeverisë së Hungarisë ta arrestojë dhe shpejt ta ekstradojë ish-kryeministrin maqedonas Nikola Gruevski, i cili ka kërkuar azil në atë vend.

Partia Nacionaliste Hungareze “Jobik”, si dhe partitë e majta “Diaolg” dhe Koalicioni Demokratik, sot kumtuan se Gruevskit duhet t’i refuzohet kërkesa për azil dhe të ekstradohet në Maqedoni.

Zëdhënësi i “Jobik”-ut, Adam Mirkocski, e kualifikoi gjendjen si “skandal i paparë”, duke theksuar se Gruevski është “kriminal i kërkuar” nga vendi, ku nuk ka luftë dhe ai nuk ndiqet mbi bazë religjioze apo politike.

Riçard Barabash, zëdhënësi i “Dialogut” theksoi se vendi i Gruevskit është “prapa grilave”.