Kurti: Të pagjeturit dhe dhunimet e grave, plaga më e rënd e Kosovës
Foto: Laura Hasani

Kurti: Të pagjeturit dhe dhunimet e grave, plaga më e rënd e Kosovës

Aktuale October 17, 2018 - 15:15
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti tha sot se rrëfimi i Vasfije Krasniqit e cila rrëfeu mbrëmë që ishte dhunuar nga serbët, theu heshtjen e të gjitha grave të dhunuara gjatë luftës raporton, "Zëri.info".

"Nga lufta e fundit në Kosovë plagët më të rënda janë të pagjeturit dhe gratë e dhunuara. Mbrëmë foli zonja Vasfije Krasniqi, ajo rrëfeu publikisht tmerrin e dhunimit derisa ishte vetëm 16 vjeçe, Krasniqi po ashtu përmendi edhe një proces të dështuar gjyqësor për këtë rast", tha Kurti në një konferencë për media.

LEXO EDHE: Vasfije Krasniqi-Goodman rrëfen publikisht përjetimet e dhunës seksuale në luftë (VIDEO)

Kurti, tutje rrëfimin e Krasniqit e cilësoi si thyerje të heshtjes për të gjitha gratë e dhunuara gjatë luftës.

Ai tha se shteti i Kosovës përmes drejtësisë duhet t’i ndihmoj gratë që ishin preh e dhunimeve nga serbët./Zeri