Vendimi për emërimin e Fatmir Matoshit ministër i Mjedisit

Aktuale October 15, 2018 - 18:43
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Bazuar në kompetencat e tij, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka nxjerr vendim, me të ciliin ka emëruar Fatmir Matoshin ministër të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Nënkryetari i AKR-së, Fatmir Matoshi deri më tani ishte ushtrues detyre i ministrit të Mjedisit. Këtë funksion ai e ka ushtruar që nga dorëheqja nga posti i ministres i Albena Reshitajt.

Reshitaj kishte dhënë dorëheqje, zyrtarisht për “arsye personale”, për t’u emëruar pak ditë më vonë këshilltare e kryeministrit Haradinaj.

Image