Avdyli: Qeveria aktuale ka dështuar

Aktuale October 12, 2018 - 11:19
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, ka vlerësuar se qeveria aktuale i ka bllokuar të gjitha institucionet e Kosovës, raporton “Zëri.info”. Në një konferencë të thirrur nga LDK-ja, anëtari i komisionit për shëndetësi ka thënë qeveria aktuale nuk ka aftësi që t’i kryer shërbimet elementare në sektorin e shëndetësisë.

“Ky kuvend dhe kjo qeveri përmes një koalicioni të territ sot i ka bllokuar institucionet dhe ne sot këto shqetësime duhet t’i paraqesim edhe përmes mediave”, ka thënë ai.

Reforma në shëndetësi sipas Avdylit, ka ngecur tërësisht.

Andaj sipas tij, qeveria aktuale ka dështuar totalisht.

“Kjo qeveri ka dështuar që të mbahet mend. Është një qeveri me plot skandale”, potencoi ai./Zeri