O’Connell: Prokurorët ta gjejnë trimërinë për ta luftuar krimin e korrupsionin
Foto: Driton Bublaku

O’Connell: Prokurorët ta gjejnë trimërinë për ta luftuar krimin e korrupsionin

Aktuale shtator 26, 2018 - 11:36
Lexo tjera detaje

Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri dhe ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruari O’Connell, kanë  nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për mbështetjen e Rishikimit Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit, raporton Zëri.info.

Me këtë rast, ministri i drejtësisë, Abelard Tahiri, tha se sot është një ditë jashtëzakonisht e veçantë.

“Rishikimi funksional është ndarë në 7 shtylla, ku Britania do të na përkrahë në këtë proces. Edhe kjo strategji synon fuqizimin e ligjit, gjyqësorit, ngritjen e kapaciteteve. Për qëllim kemi që në vitin 2020 të kemi një sistem të drejtëisëë që nuk ballafaqohet me problemet që ballafaqohet tani”, deklaroi Tahiri.

Tahiri më tej, tha se projektet e tilla në bashkëpunim me ambasadën britanike në Kosovë do të vazhdojnë edhe më tutje.

“Ky është projekti i dytë që kemi me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar. Besoj që nuk do të jetë i fundit, do të vazhdojmë edhe më tutje”, theksoi Tahiri.

 

Ndërkohë, ambasadori britanik Ruairi O’Connell, tha se ka ardhur koha që Kosova të jetë plotësisht e përgjegjshme për sundimin e ligjit në Kosovë.

“Nuk pretendoj që kjo është një luftë vetëm në Koosvë, as që diçka që fitohet lehtë. Por është e qartë që ne duhet të kemi partnerë të fuqishëm në këtë vend.

Mos hezitoni dhe mos nguteni”, potencoi ai.

Sipas tij, krimi dhe korrupsioni duhet të luftohen me trimëri nga prokurorët dhe gjyqtarët.

“Kjo është përgjegjësi e Kosovës. Por besoj fuqimisht se edhe pse ka probleme, që njerëzit brenda sistemit kanë një rast që nuk do të përsëritet, që të bëhen heronj të Kosovës. Këto dukuri siç është luftimi i krimit dhe korrupsionit duhet të luftohen me trimëri. Prokurorët dhe gjyqtrët duhet ta gjejnë atë trimëri si gjatë luftës për ta luftuar këtë dukuri. Kemi nevojë të ketë një Kosovë te fortë dhe të zhvilluar”, potencoi ai./ZËRI