New York-u, gati për mbledhjen e përvitshme të Asamblenë së Përgjithshme të OKB-së

New York-u, gati për mbledhjen e përvitshme të Asamblenë së Përgjithshme të OKB-së

Aktuale shtator 23, 2018 - 21:12
Lexoni më shumë detaje

Çdo shtator, udhëheqësit botërorë vijnë për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, me seli në Nju Jork. Këtë vit takimi fillon të martën, më 25 shtator.

I ashtuquajturi “debat i përgjithshëm”, është takimi në Asamblenë e Përgjithshme, ku përfaqësues të të gjitha vendeve mbajnë me radhë fjalime. Në fakt, në sallë nuk zhvillohet një debat në kuptimin e vërtetë të fjalës.

Thjesht vendet e ndryshme e marrin fjalën njëri pas tjetrit dhe flasin për çështjet më të rëndësishme për qeveritë përkatëse.

Si përcaktohet radha e folësve?

Sipas traditës, Brazili është vendi i parë që merr fjalën në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Kjo traditë ka filluar në vitin 1947. Sipas Kombeve të Bashkuara, në vitet e para të formimit të organizatës, askush nuk donte të ishte i pari të fliste dhe Brazili, vullnetarisht, merrte fjalën i pari. Vendi mikpritës, Shtetet e Bashkuara, flasin gjithmonë të dytët, pas Brazilit.

President Donald Trump është në plan të flasë ltë vit të martën në mëngjes. Ai vazhdimisht e ka kritikuar organizatën botërore, duke thënë se Shtetet e Bashkuara, që paguajnë 22 për qind të buxhetit të OKB-së prej 5,4 miliardë dollarësh, paguajnë shumë.

Radha e folësve të tjerë të debatin e përgjithshëm dy-ditor përcaktohet nga disa faktorë, si balanca gjeografike, apo radha sipas kërkesës, por edhe nga faktorë të tjerë.

Gjatësia e fjalimeve

Folësve u kërkohet që fjalimi i tyre të mos jetë më tepër se 15 minuta, por në praktikë, ata flasin edhe më gjatë.

Fjalimi më i gjatë në historinë e Kombeve të Bashkuara ka qenë ai i udhëheqësit kuban, Fidel Castro, në vitin 1960: katër orë e gjysëm, edhe pse ai nuk e mbajti fjalimin në debatin e përgjithshëm.

Gjatë ditëve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, udhëheqësit botërorë ndjekin edhe takime për çështje të ndryshme. Me këtë rast, ata zhvillojenë edhe diskutime private. /VoA