Hoti: Vepra e Ahmet Krasniqit, udhërrëfyes për rrugën në mbrojtjen e Republikës

Hoti: Vepra e Ahmet Krasniqit, udhërrëfyes për rrugën në mbrojtjen e Republikës

Aktuale shtator 21, 2018 - 16:28
Lexo tjera detaje

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka ndarë një dedikim me rastin e rivarrimit të heroit, kolonel Ahmet Krasniqi.

Hoti përmes llogarisë së tij në facebook ka thënë se vepra e tij është udhërrëfyes për liderët sot, në rrugën për ta mbrojtur shtetësinë e Kosovës, njofton Klan Kosova.

”Pavarësisht dhimbjes se të humbëm padrejtësisht atëherë kur më së shumti i nevojiteshe vendit, ne sot me krenari përulemi para veprës dhe figurës tënde Ministër, Kolonel Ahmet Krasniqi!
Vepra jote ishte dhe do të jetë udhërrëfyes për ne në rrugën për ta mbrojtur dhe bërë Republikën!
Pusho i qetë në dheun e Kosovës! Lavdi!”